Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PD hap zot zyrtarisht fushatën për 14 majin! Prezantohet kandidati për Tiranën, Roland Bejko

PD-alibeaj-750x375

Partia Demokratike hap sot zyrtarisht fushatën elektorale për 14 majin. ‘Frymëmarrje për Shqipërinë’ është slogani i PD-së, ndërsa sot do të prezantohet edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko.

Hapja e fushatës po mbahet në Pallatin e Sportit, Fahrie Hoti. Fjalë do të mbajnë 9 persona, mes tyre edhe kandidati i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Të pranishëm në takim janë edhe deputetët demokratë që kanë mbështetur kandidimin e Bejkos, si Oriola Pampuri, Kreshnik Çollaku, po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Pikat kryesore të programit:

  • 1.       Arsimi para universitar dhe universitar: Krijimi i infrastrukturës për të pritur në Tiranë deri në 250 mijë studentë deri në 2030.
  • 2.       Arsimi parashkollor: Kopshte dhe çerdhe funksionale, sipas parimit jo më tepër se 15 min larg
  • 3.       Arti. Zero taksë bashkiake për organizatat artistike dhe individët e pavarur që organizojnë aktivitete kulturore në Tiranë.
  • 4.       Bujqësia. Ç’ monopolizim i tregut ushqimor. Hapja e 5 tregjeve në pikat hyrëse të Tiranës dhe promovim i ushqimit të ‘Kilometrit 0’.
  • 5.       Ekonomia. Tre zona të lira ekonomie në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit, për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës.Inicim, ligj i ri për Tiranën.
  • 6.       Kujtesa: Shpallja muze e burgut 313, vend i vuajtjes së vuajtjet të dënimit. Vila 31 e Enver Hoxhës do të shpallet qendër edukimi dhe informimi për kujtesën.
  • 7.       Mjedisi. Afrimi i normave evropiane mjedisore mbi ndotjen e ajrit dhe ujit deri në fund të mandatit.
  • 8.       Strehimi. Mundësi strehimi për të gjithë. Luftë çmimeve të larta të banesave. Ulje e taksës lokale nga 12% në 5% ndaj ndërtuesit. Transparencë për ndërtimet në Tiranë.
  • 9.       Shëndetësia. Kujdesi shëndetësor jo më larg se 15 minuta nga banesa e qytetarit. Rikonceptim shërbimit spitalor.
  • 10.   Taksa për të gjithë por të ulëta. Përgjysmim me 50% të taksave aktuale. Eliminim i gjysmës së tarifave dhe ulje të informalitetit.
  • 11.    Turizmi. Turizëm gjatë gjithë vitit dhe i shumëllojshëm. Pesë vite zero taksë për sipërmarrjet turistike, bujtinave, start up, etj.
  • 12.   Transporti. e-Transport. Biletë unike elektronike, pra s’ka radhë. Formatimi i stacioneve të kronometruara.. 5 parkime të mëdha publike në hyrje të Tiranës, mbi dhe nën tokësore.
  • 13.   Territori. Do të bëhet zonim i Tiranës, zona rekreative, industriale, shërbime spitalore dhe sportive. Përqendrimi i kullave me infrastrukturë të përshtatshme në bulevardin e ri.
  • 14.   Sporti. Krijim i abonesë bashkiake për sportin. Subvencionim dhe abonime për aktivitetet sportive, e mundur për të gjithë qytetarët.
  • 15.   Trashëgimia: Shpallja monument kulture i katër zonave, zona e trashëgimisë otomane, e paraluftës,  e komunizmit dhe shpallja muze e ansamblit arkitekturor qendra.

Related Posts

Leave a comment