Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Arrestohet autori në Marok

ardian-nikulaj-vrasja-1280x720

Ditën e sotme është lokalizuar dhe kapur në Marok autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë shtetasin portugez me iniciale R. R. S., 28 vjeç.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit, drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje./ CNA.al

Related Posts

Leave a comment