Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Metës dhe Berishës për të mos u rrëzuar nga skena politike dhe çfarë fshihet pas vizitës së Escobar në Tiranë

-640-0-1683640924xspahiu-480

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi, njëherësh juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se SHBA dhe diplomati Gabriel Escobar, kanë filluar të kenë dyshime për një “pazar” mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai theksoi se ky pazar dyshohet të jetë bërë që Rama të marrë pushtetin e katërt, ndërkohë Berisha të marrë disa bashki në këto zgjedhje.

Po ashtu, juristi i njohur, Kreshnik Spahiu theksoi se ka një zgjidhje për të gjithë ata që nuk duan treshen Rama-Berisha-Meta. Sipas tij, zgjidhja është bojkotimi i votimeve më 14 maj.

Megjithatë, ai shtoi gjithashtu se kur Rama dhe dyshja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” bëjnë sikur zihen ata janë më afër se kurrë. Më tej, ai deklaroi se 80% e mediave dhe portaleve kontrollohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sipas tij në fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, liderët e opozitës po marrin kohën më të madhe televizive.

-Zoti Spahiu, pak ditë më parë Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan i Shtetit, njëherësh i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitoi Tiranën. Si e patë këtë  vizitë dhe çfarë mesazhi dha apo la të nënkuptohet diplomati amerikan për klasën politike shqiptare?

Mendoj se Escobar dhe SHBA kanë filluar të kenë dyshimet e tyre që ka një pazar mes Ramës dhe Berishës. Dyshohet që ky pazar është bërë që Edi Rama të marrë pushtetin e 4 dhe Sali Berishës t’i lërë disa bashki në këto zgjedhje. Rama është duke luajtur me dy porta, nga njëra anë mban krahun e SHBA-së dhe nga ana tjetër jep garancitë Berishës që do të jetë i paprekshëm dhe e mban si faktor opozitar duke e lejuar atë që të jetë në politik por duke e mbajtur me thërrime pushtetin. Për këtë arsye  SHBA do të analizojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe do reflektojnë në 15 maj për këtë çështje.

-Ndërkohë Berisha ka deklaruar se ambasadorja e SHBA Në Tiranë Yuri Kim i ka kërkuar SPAK arrestimin e tij, si e shihni këtë deklaratë?

Ai thotë se SPAK është degë e PS dhe pastaj Kim kërkon arrestimin kjo degë e PS dhe kryetari është Rama pse nuk kërkon që të arrestohet Berisha, sepse e pengon i dhuron disa bashki tani në 14 maj duke i siguruar paprekshmërinë dhe merr mandatin e 4.

-Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria nuk do të bashkëpunoj me kandidatët të cilët do të zgjidhen në bashkitë e vendit nga koalicioni bashkë fitojmë?

Do i tërhiqja vëmendjen publikut vetëm të shikojë debatet televizive, panelet, analizat, ekranin. Kur ata kërcënojnë njëri tjetrin, ata janë duke bashkëpunuar së bashku. E keni vënë re që këto zgjedhje do të jenë historike për hapësirën televizive që ka Berisha dhe Meta?! 80% e mediave, portaleve, gazetave, pothuajse gjithë panelet televizive, analizat, ekranet kanë non stop liderët e opozitës, Metën dhe Berishën.

Tani këtu ka dy gjëra, o ne kemi mediat më të pavarura, o këto media kontrollohen dhe janë të blera nga këta dy persona, nga Meta dhe Berisha. Unë nuk mendoj se ne kemi mediat më të pavarura në planet, unë hedh dyshimet e mia kur shoh që të gjitha mediat, debate janë në tërësi pro Berishës dhe Metës. Fakti që mediat janë pro këtyre unë hedh dyshime që nuk kemi të bëjmë me presion por është puç e këtyre 3 liderëve që e kontrollojnë tregun politik dhe mediat.

-Kemi hyr ne ditët e fundit të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit, si do e konsideroni këtë fushatë?

Është fushata më pa interes në 33 vitet e fundit, e para nuk ka garë, e dyta dihet rezultati dhe kemi 3 lider të vjetër politik. Nëse do të ishte një komb tjetër do ti përcillte me ftohtësi një gjellë kështu edhe oferta që bëjnë ata të 3. Unë dua ti them të gjithë votuesve që nuk e duam më këtë zgjedhje të mos votojnë sepse do të jenë më të qetë me ndërgjegjen e tyre. Unë them se shumica e popullit është kundër këtyre të 3.

-Nëse këta të 3 nuk  janë kush do ta qeverisë vendin kur nuk ka një alternative të re?

Alternativa e re del nëse këta të 3 hapin krahun. Nëse Merkel nuk do të largohej nga politika a do të dilte një lider i ri brenda partisë demokristiane dh eta rivalizonte Merkelin. Si ka mundësi që këta mbajnë peng vendin dhe duan ta mbajnë peng akoma, pra këta e shohin veten si Mbretëresha e Anglisë.

-Kemi parë ditët e fundit një mbështetje nga artistët jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit për Erion Veliajn?

Pse prisnit që të shkonin  tek Belindi. Elvana Gjata nuk ia ka bërë PS apo PD emrin janë personalitete që i njeh gjithë bota dhe të gjithë këta nuk janë pro Erio por janë pro fituesit. Nuk kanë nevojë për lekët e Erionit dhe Ramës, por që e shohin se kush do të jetë fituesi në 14 maj. Në 25 vite demokratët kanë vendosur personalitete në nivele më të larta se Belindi, ai edhe tek Thurja të ishte nuk do e kandidonin se nuk është ndonjë personazh. Edhe sondazhi nxori se atë nuk e njihnin kush ishte, dhe si mund të vendoset dikush që nuk njihet kush është.

Related Posts

Leave a comment