Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“DHEAS TË FJALËS”, VEPËR ME HORIZONTE TË GJERA INFLUENCIMI

Emin-Azemi-1068x601

Nëse ndalemi pak minuta dhe ecim me sytë e mendjes gjithë përmbajtjene këtij libri, do të thoshim se Aleksandar Çipa, i ka sjellë publicistikës dhe mendimit letrar shqiptar një vepër me horizonte të gjera influencimi, sepse vet struktura e saj kap një rrafsh më të gjerë prefrencash shkrimore, ku autori arrin të bëjë mjeshtrinë e të shkruarit bukur me thellësinë e mendimit komeptent.

Shkruan: Emin Azemi

“Dheas të fjalës” është një një prurje mjaft interesante në publicistikën tone studimore. Autori Aleksandër Çipa me këtë libër shpalos kredon e tij krijuese e intelektuale, duke na e bërë më të qartë rrugën e formimi të tij e që është ngusht e lidhur me vet organikën e librit.

Nëse i hedhim një sy përmbajtjes së librit, do të vërejmë se autori ka ecur nëpër një rrugë të pashkelur për sa i përket qasjeve kahasimtare në letërsi e publicistikë. Dhe për ta bërë më të lehtë këtë rrugëtim, autori i ndihmon lexuesit në procesin e receptimit, duke e ndarë librin në disa cikle.

Si një emër që përvojën e tij prej publicisti, poeti e gazetari nuk e kishte mbështetur thjeshtë dhe vetëm në vëzhgimet e të tjerëve mbi disa fenomene kulturologjike në hapësirën shpirtërore  e kulturore shqiptare në një hark kohor një shekullor, përtej kësaj Aleksandar Çipa  mbi këtë përvojë ndërtoi dhe organizoi  planimetrinë e mendimit autentik krahasimtar, duke sjellë me këtë edhe një kontribut të çmueshëm në zbulimin e ngjashmërive dhe specifikave, në detektimin e rrymave kulturore e ideologjike që kishin prekur edhe mendimin publicistik e letrar të viteve 30 dhe të viteve 50, 60 të shekullit të kaluar. Dhe kjo do të mund të vërehet sidomos në qasjet kulturologjike krahasimtare të autorit mes dy prej periodikëve më të famshëm, sikundër ishin revista ” Shejzat” e Ernest Koliqit dhe ” Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit.

”Shejzat” dhe ” Përpjekja shqiptare” ishin dy shkolla të mendimit shqiptar, dhe secila prej këtyre shkollave kishte ndjekësit dhe autorët e tyre, por në dioptrinë e autorit filtrohen dhe detektohen shenjat e kohëve që krijuan shoqërinë shqiptare (kulturën shqiptare).

Ernset Koliqi dhe Branko Merxhani, dy drejtuesit kryesor të këtyre dy peroidikëve, vijnë në vëmendjen e autorit si dy lumej të pangjashëm me njëri tjetrin , por që  që formojnë një pellg të vetëm të formimit kulturor, shoqëror e social. Atipizmi dhe përbashkësia në mes të këtyre dy kolosëve të letrave shqipe, siç ka vënë re edhe autori, përbëjnë koleksionet më atipike të traditës kulturoligjike shqiptare. KJo edhe për faktin se Merxhani dhe Koliqi ishin prurësit e parë të mendimit dhe pikëpamjeve që debatoheshin asokohe në Europë në fushat e filozofisë dhe letërisë.

Ashtu siç shquhej shtypi i Rilindjes Kombëtare me kontributin e tij në ndërgjegjësimin politik e kulturor të shqiptarëve në prag të Pavarësisë, edhe ” Shejzat” dhe ” Përpjekja shqiptare”, ndonëse në kohën kur botoheshin nuk patën fatin të kenë një game të qarkullimit dhe komunkimit më të gjerë me lexuesit shqiptar, ato megjithatë lanë  gjurmë në ngritjen kulturës së receptimit mbi problematika filologjike, albanologjike, filozofike e pse jo edhe në informacionin burimor mbi atmosferën kulturore europiane të atyre viteve.

Në librin “Dheas të fjalës” bëhen bashkë gazetari, studiuesi dhe poeti. Me këto predispozita e shohim autorin të vendos në një rrafsh karahues dy poetët e rëndësishëm Frederik Reshpja dhe Fatos Arapi, teksa gjen të këta dy poet modele të njejta sharmi tek fjala dhe sidomos zëri profetik i tyre, ose siç do të thoshte vet autori janë dy poetë në kuota të larta talenti e lirizmi, të krahasueshëm në pakrahasueshmërinë e poezive të tyre.

Duke bërë profilimin e këtyre dy poetëve, autori ka arritur të depërtojë më thellë në marrëdhëniet e tyre me miskokosmosin dhe me rrethin social e politik, duke shpalosur në këtë mënyrë natyrën dhe karakterin e secilit, pa e cënuar inidivudualitein enjëriut apo tjetrit poet. Dhe kështu rezulton që, siç e vë në dukje Çipa,  Rreshpja e zgjodhi ikjen nga angazhimi socreal atëhere kur shumë të talentuar nuk ikën, duke përfshirë Arapin. Mirëpo, Arapi e zgjodhi vetëmbylljen dhe heshtjen si i gjallë kur ajo duket se nuk kishte kuptim. Në kësi zgjedhjesh dhe mospërkimesh paradoksale, sipas autorit], dy poetët e talentuar të poezisë shqipe përbëjnë një rast kompleks të atipizmit përfaqësues të autorëve në letërsinë tonë.

Në ciklin Refleksione letrare autori i bën një (ri)lexim edhe një poeti tjetër. Është ky Dritëroi Agolli, dhe libri i fundit i tij me poezi  “Prit edhe pak”, një vëllim ky që jo ratësisht është object vrojtimi për autorin Çipa,  për arsye se, siç shkruan ai, Dritëroi dëshmon përsëritshëm dhe shtueshëm se e ka dashur dhe e do kohën e vet, atë vektor themelor ekzistencial nëpër të cilën po kalon jetën fizike. Ai është, imponueshëm, personaliteti që u ka dalë para kohëve të paardhura.

Një autor tjetër i preferuar  Aleksandër Çipës është pa dyshim edhe Moikom Zeqo, i cili kësaj radhe vjen si eseist krysisht në shtypin e shkruar. Por e veçanta e këndvsështrimit të tij është se Moikom Zeqo kësaj radhe vendoset në një rrafsh krahasimtar me publicistin tjetër zulmëmadh Branko Merxhani.

Si një mik dhe bashkëkohës i Moikomit , Çipa disa rreshta të librit të tij ia kushton fatit të punimeve të pabotuara të Zeqos, të cilët  siç e thotë autori janë materia më unike që do të duhej të kenë vlerësimin e merituar nga studiues të brezave të ardhshëm. Fundja edhe në të gjallë të tij, Moikom Zeqo siç e ka vërejtur autori, arritiri të usdhtroi ndikimin etij intelektual përmes eseve, siç mund të përmendet  edhe “Të vërteta të panjohura e të pathëna për Himarën”, një ese ky që u botua e u ribotua, u pëkthye e u polemizua, në dhjetëra gazeta e revista.

Autori nuk e fsheh admirimin e tij për Moikom Zeqon eseist, madje edhe atëherë kur  për Moikomin, heshtja ishte gardhi elegant i mençurisë.

Një analizë thelbësore potretit krijues e intelektual të Musine Kolalarit, nxjerr në dritë një mori çështjesh që lidhen me disidencën e harruar letrare dhe rikthimit të saj në dioptrinë e vrojtimit dhe studimit. Për rrejdhojë ky rikthim e ka nxitur edhe Aleksandër Çipën që ta shoh potrtretin e Musine Kokalarit si disidentja e vetme shqiptare e cila parandjeu dhe paratha se totalitarizmi i instaluar në Shqipëri ishte tirani.

Përveç stilit elegant të të shkruarit dhe një mori faktesh që na bëjnë të besojnë se autori këtë materie para se ta nxirrte në letër, e ka mbajtur një kohë të gjatë në kokë, leximi I këtij libri të ofron edhe kënaqësinë e aventurës gjuhësore e stilistike, pasi që Aleksandër Çipa ka përshtatur për nevojat e eksplikimit të tij një mori fjalëformimesh të reja, që mund të konsiderohet edhe një kontribut shtesë i tij në pasurimin e gjuhës shqipe përmes fjalëve si: ardhmëmisht, të cilësishëm, shkrimësisht, frymëzisht, zanafillon, përhershmërisht, autorialisht etj.

Duke mos e lënë lexuesin të mangët me informacionin e nevojshëm letrar, autori e ka pa të arsyeshme që të shkruaj edhe një cikël shkrimesh in memoriam për shkrimtarë dhe studiues shqiptar, duke shtuar këtu edhe recencat për librat e Dritero Agollit, Petrit Rukës, Arben Dukës apo antologjinë e poezisë greke të sjellë në shqip nga Arqile Garo.

Nëse ndalemi pak minuta dhe ecim me sytë e mendjes gjithë përmbajtjene këtij libri, do të thoshim se Aleksandar Çipa, i ka sjellë publicistikës dhe mendimit letrar shqiptar një vepër me horizonte të gjera influencimi, sepse vet struktura e saj kap një rrafsh më të gjerë prefrencash shkrimore, ku autori arrin të bëjë mjeshtrinë e të shkruarit bukur me thellësinë e mendimit komeptent.

Related Posts

Leave a comment