Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Qeveria zgjat afatin për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri: Mund të qëndrojnë pa leje deri në 2 vjet

-640-0-7cd9b41bbc89a80b385a1df6a635027c

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjasë afatin për hyrjen dhe qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri.

Nga një vit, tashmë ukrainasit kanë mundësinë që të qëndrojnë pa leje deri në dy vjet.

“Vendosi: Në pikën 1, të vendimit nr.169, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në Republikën e Shqipërisë”, togfjalëshi “… 1 (një) vit …” zëvendësohet me “… 2 (dy) vjet …””, thuhet në VKM.

Më 18 mars, qeveria mori vendim që qytetarët ukrainas të qëndrojnë pa leje në vendin tonë deri në një vit. Vendimi u mor si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë ku në Shqipëri kanë gjetur strehim qindra ukrainas.

Related Posts

Leave a comment