Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rritja e pagës për pushtetarët, ambasadori gjerman: Është një çështje delikate

-640-0-7025d6033f780d8275d8189e7168cdcb

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve. Ambasadori u shpreh se kjo është një çështje delikate e rëndësishme ndaj u shpreh se nuk kërkon që të bëhet pjesë e këtij debati.

Më tej ai theksoi se “deputetët e një parlamenti duhet të paguhen në mënyrë dinjitoze dhe çdo parlamentar duhet të bëjë një punë të mirë”.

“Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. 

E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave. Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria.”, tha ambasadori.

Related Posts

Leave a comment