Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paralajmërimi i Ramës për energjinë elektrike, kreu i Konfindustrisë kundër: Skenar për të mbuluar rritjen e pagave të administratës

auto_gjergj-buxhuku4434-768x4131685369528

Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një lidhje live me skype për rubrikën “Opinion” në News24 foli për paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Fakti është që rihedhësh në diskutim rritjen e çmimit të energjisë në këto kushte, është një gjë që ia vlen të shqetësohemi. Çudia është që u hodh në një moment që duke pasur parasysh rënien dramatike të çmimeve të energjisë elektrike në rang botëror dhe prodhimi i energjisë nga kapacitetet tona kanë qenë e mirë, tingëlloi e papritur dhe serioze.

Në vitin 2021, Shqipëria ka prodhuar mbi 6% më shumë energji elektrike seç ka qenë nevojat e vendit. Mund të them që në tre mujorin e parë të këtij viti, vetëm nga kompanitë publike prodhimi ka qenë më i lartë. Dhe kjo është vetëm 50% e prodhimit total të vendit.

Që ekonomia ka probleme serioze të strukturës kjo s’ka dyshim. Do isha i kënaqur që rritjet e pagave të vinin nga rritja e ekonomisë. Ekonomia shqiptare ka problematika serioze. Ne rrisim pagat dhe njëkohësisht hedhim në tavolinë idenë e rritjes së çmimet të energjisë elektrike. Mund të jetë edhe për të kompensuar rritjen e pagave të administratës shtetërore.

Reagimi i takon të gjithë qytetarëve dhe institucioneve. Bizneset do të goditen rëndë. Analizat tregojnë se Shqipëria duhet të ishte në një moment të favorshëm për të diskutuar për uljen e çmimit dhe jo rritjen.”, u shpreh Buxhuku.

Related Posts

Leave a comment