Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

​Tensionet në veri të Kosovës, Macron dhe Scholz do të takojnë Osmanin dhe Vuçiçin në Moldavi

-640-0-ca8be536481fae4e751ee0aeceb05d3f (1)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Macron e ka konfirmuar këtë takim në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë. Takimet do të zhvillohen ndaras, ku në fokus do jetë situata në veri të vendit.

Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, presidenti francez ia ka hedhur gjithë përgjegjësinë autoriteteve në Prishtinë.

“Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësinë për tensionet që janë rritur ndjeshëm që prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në veriun e vendit me shumicë serbe”, deklaroi Macron.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Moldavi ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Related Posts

Leave a comment