Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Osmani dhe Vuçiç shkëmbejnë nga Moldavia akuza për tensionet në Veri

-640-0-fc192291e244630558a092e50473aa4a

Kosova dhe Serbia fajësuan njëra-tjetrën për situatën në veriun e Kosovës, në nisje të samitit të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Kishinau të Moldavisë.

Presidentja Vjosa Osmani tha se Serbia duhet të ndalojë menjëherë aktivitetet që synojnë destabilizimin e Kosovës për t’i dhënë fund dhunës në veri të vendit.

Sipas saj, Serbia po mbështet aktivisht “strukturat ilegale” në Kosovë. Sakaq, kryeministri Vuçiç tha pas mbërritjes në samit, se përgjegjësia për tensionet qëndron tek Kurti.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që t’i tërheqin “kryetarët e supozuar” nga komunat me shumicë serbe në veri, për të zbutur situatën. Një hap i tillë sipas Vuçiç, do të ishte lëvizja më e fuqishme për zgjidhjen e krizës.

“Tensionet u shkaktuan pasi presidenti serb Aleksander Vuçiç, po mbështet politikisht dhe po financon strukturat ilegale që janë kthyer në banda kriminale, të cilat sipas thesarit amerikan dhe Britanisë së Madhe janë organizata kriminale.

Janë grupe ekstremisht të rrezikshme që kanë shkaktuar dhunë edhe kundër ushtarëve të NATO. Trysnia, aktualisht duhet të shkojë tek zyra e Vuçiç në Beograd. Ai duhet të kuptojë më në fund, se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur dhe se do të mbetemi të tillë përgjithmonë.

Sa më shpejt ta pranojë ai këtë realitet aq më mirë do të jetë për të ardhmen e vendit të tij dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon. Ai duhet të implementojë gjithashtu ato që ka premtuar. Ky është një rast për t’u takuar me liderë evropianë me pikëpamje te njejta, të cilët janë në favor të paqes, sigurisë dhe stabilitetit, dhe që besojnë në një Evropë, të lirë dhe në paqe.

Unë nuk mendoj se zoti Vuçiç i përket këtij grupi dhe këtë e tregoi përmes veprimeve dhe retorikës se fundit”, tha Osmani.

“Serbia do të bëjë të pamundur për të zbutur tensionet. Kjo do të thotë se do të përpiqemi të bindim serbët të protestojnë qetësisht. Sigurisht, ata janë shumë të vendosur; duan të shohin tërheqjen e njësive speciale në Kosovë që janë aty ilegalisht dhe jo ne përputhje me marrëveshjen e parë të Brukselit.

Po ajo që unë besoj sedo të ishte arma më e fuqishme për zgjidhjen e krizës, është tërheqja e kryetarëve të pretenduar të cilët u zgjodhën nga autoritetet e Prishtinës. Ato u zgjodhën me vetëm 3.4 për qind, jo të votave portë pjesëmarrësve, diçka që nuk ka ndodhur askund në botë. Nëse ndërmerren këto hapa ne me pas do të kemi forcën jo vetëm të angazhohemi në bisedime përzgjedhjen e krizës por edhe për të bërë disa hapa përpara”, deklaroi nga ana tjetër Aleksander Vuçiç.

Related Posts

Leave a comment