Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ranë në grackën e të infiltruarit duke marrë 100 euro, lihen në burg efektivët e “Shqiponjave”

-640-0-shqiponjat-931x540

Gjykata e Tiranës le në burg 2 efektivët e “Shqiponjave” Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha të akuzuar për korrupsion.

Njëherësh me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, togat e zeza vendosën të shpallin mos kompetencën dhe t’ja kalojnë dosje SPAK.

Dy efektivët u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi morën 100€ ryshfet për të toleruar shkeljen e rregullave të qarkullimit nga një qytetar që në të vërtetë ishte agjent i infiltruar i AMP.

Në momentin e ndalimit policëve iu gjetën 1400 €. Përpara arrestimit efektivët ishin vendosur nën survejim nga prokuroria pas disa kallëzimeve në adresë të tyre të qytetarëve për korrupsion.

 

Related Posts

Leave a comment