Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Albin Kurti: S’kam marrë ultimatum për Veriun, nuk zgjidhet situata me trysni

-640-0-cc20eb7d848e07c071dbaab843fd10b4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtensionimi i situatës në veri nuk mund të zgjidhet me trysni dhe përmendje pasojash.

Ai pranoi se ka sfida në diskutimet me emisarët Lajçak dhe Escobar por u shpreh i bindur se do të mund t’i sqarojnë të gjitha paqartësitë, ndërsa shtoi se s’ka marrë asnjë ultimatum nga ata për zgjidhjen e situatës në veri.

Kurti, pasi mori pjesë në një aktivitet të xhudos në Mitrovicë, para mediave tha se u ka ofruar përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar mënyrën e sigurt se si të ketë një dalje të qëndrueshme nga kriza në veri të Kosovës.

Ai tha se është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në veri, por me kushtin që fillimisht të ketë sundim të ligjit në atje dhe pastaj që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.

Kurti insistoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e SHBA-së janë të shkëlqyera.

Related Posts

Leave a comment