Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Gërdeci”/ GJKKO shtyn seancën për Mediun, pranon kërkesën e familjarëve të viktimave për të qenë pjesë e procesit

-640-0-1686145150xmediu-638

GJKKO ka shtyrë sërish seancën për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. Në seancë u përsërit sërish kërkesa e familjarëve të viktimave për të qenë palë në proces, kërkesë që u pranua.

Sipas vendimit të gjykatës seanca e radhës për ish ministrin e Mbrojtjes do të zhvillohet me 22 qershor në orën 14:00.

Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija e cilësoi një fitore për familjen Durda pasi që nga viti 2009 që e ka pasur një kërkesë të tillë që nuk është pranuar.

Zamira Durda, e cila prej 15 vjetësh kërkoj drejtësi për djalin e saj 7-vjeçar të vrarë në shpërthimin e ndodhur në Gërdec e cilësoi një fitore të vogël.

Ajo tha për mediat se provat për Gërdecin janë publike dhe se djali i saj është vrarë nga krimi shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes.

Related Posts

Leave a comment