Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lulzim Basha: Fakti që merren me detaje do të thotë që u ka hyrë frika

-640-0-2fdad8983cb5214b35675a8f1f2b829a

Ish- kryetari i Partisë Demokratike, njëherazi deputeti Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në qytetin e Elbasanit.

Basha u shpreh se pala tjetër ka filluar të merret në detajet sa i takon atyre dhe kjo sipas tij do të thotë që u ka hyrë frika.

“Kjo është diçka që është në dorën tuaj, është në dorën tonë. Fakti që merren me detaje tregon që u ka hyrë frika. Jam i vendosur ta filloj këtë përditë në çdo qytet të Shqipërisë. Unë jam në dispozicionin tuaj por edhe ju duhet të jeni në dispozicion të kësaj kauze për veten tuaj. 

Të bëjmë të mundur që momentin tjetër kur të shkojmë për të votuar të mos keni si vegël të vetme bojkotin por të keni mundësi që me votën tuaj të bëni ndryshimin”, deklaroi ai.

Basha tha se nuk mundet e keqja me mjetet e të keqes. Ai u shpreh se dy persona kanë 33 vjet që nuk shqiten nga pushteti duke e marrë njëherë njëri dhe njëherë tjetri.

“Thelbi i asaj që propozoj është të çlirojmë politikën dhe ekonominë. Të krijojmë hapësirën dhe mundësinë për konkurrencën. Ku ka mundësi për konkurrencë gjërat ecin përpara. I duhet ofruar një perspektivë reale rinisë. 

Duhet që qeveria të jetë një qeveri që mendon për qytetarët. Kanë 33 vjet që nuk shqiten njëherë njëri dhe njëherë tjetri.

Kjo duhet të marrë fund dhe po të angazhohemi të gjithë kjo do të marrë fund. Detyra jonë kryesore është që të japim hapësirën për t’i dhënë fund kësaj vendimmarrje një orë e më parë. Nuk mund ta mundim të keqen me mjetet e të keqes. 

Ne duhet të kemi një mundësi ndryshe për të mundur të vjetrën. Një nga këto mendësi ndryshe është të mos presim nga individ. Boll me kultin e individit. Prandaj propozoj listat e hapura”, tha Basha.

Related Posts

Leave a comment