Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për ambasadorë

-640-0-1686212588xministriaejashtme-268

Janë zbuluar emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete, të propozuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, emra të cilat pritet të diskutohen në Komisionin për punët e Jashtme.

EMRAT:

Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, rezident.

Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Malin e Zi, rezident.

Ervin Bushati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident

Vasilika Hysi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Fatmir Velaj, është propozuar të jetë ambasador në Vienë.

Blerta Kadzadej, propozohet për ambasadore në Turqi  si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin.

Majlinda Frangaj, ambasadore ne Vatikan

Mustafa Nano, ambasador në Zvicër

Uran Ferizi, propozohet ambasador për në Mbretërinë e Bashkuar.

Related Posts

Leave a comment