Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policët shqiptaro-amerikanë dhurojnë 60 mijë dollarë për familjet e policit Afrim Bunajku

auto_Capture1697787684-600x360

Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit (AALEA) njoftoi përfundimin me sukses të fushatës GoFundMe në ndihmë të familjes së heroit të rënë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në ceremoninë e mbajtur në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, Elton Shametaj, kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane së Zbatuesve të Ligjit, shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe që erdhi nga komuniteti gjatë fushatës GoFundMe. Fondet e mbledhura do të ndihmojnë në lehtësimin e barrës së familjes Bunjaku pas humbjes tragjike të bashkëshortit dhe babait të tre fëmijëve.

Nëpërmjet bujarisë së komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe shumë shqiptarëve në mbarë botën, Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit arriti të mbledhë 60,000,000 dollarë, të cilat iu dorëzuan Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, më 19 tetor 2023. Me kthimin e tij në Kosovë, drejtori Hoxha do t’i dorëzojë këto fonde familjes së heroit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, së bashku me një pllakë të veçantë mirënjohjeje nga organizata.

Në fjalën e tij, Shametaj theksoi se shoqata që drejton do të jetë gjithmonë pranë policisë kosovare dhe Republikës së Kosovës. Ai dënoi veprimet kriminale terroriste të Beogradit dhe shprehu solidaritetin maksimal me të gjithë oficerët e policisë kosovare që gjenden nën presionin konstant të bandave kriminale serbe dhe krimit të organizuar.

Drejtori Hoxha, nga ana e tij, shprehu falenderimin maksimal për mbështetjen e treguar nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Ai theksoi edhe njëherë efektivitetin dhe profesionalitetin e shfaqur nga trupa e policisë kosovare në aksionin e 24 shtatorit, ku u neutralizua një skenar i mirëpërgatitur nga ekstremistët serbë.

Related Posts

Leave a comment