Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

25 vjet në Itali, për të investuar në Shqipëri

ulliri

Rrallë ndodh që të gjitha vitet e punës në emigracion të shërbejnë për të investuar në vendin tënd. Jo në ndërtim, apo në sfera të tjera të jetës, ku fitimi të vjen shpejt. Është zgjedhur industria e përpunimit të ullirit, aty ku kanë lindur dhe jetuar. Kështu ka ndodhur për Atë e Bir në një fshat të Peqinit. Bëhet fjalë për fshatin Pekisht të Njësisë Administrative, Shezë në Peqin. Fatmir Tabaku bashkë me të birin, kanë mbledhur gjithcka, kanë fituar në Itali, për të investuar ne fshatin e tyre. Kanë ngritur një impiant të përpunimit të vajit të ullirit. Zona e tyre njihet prej kohësh për platancionet e mëdha të ullinjëve. Të vjetër e të rinj. Pozitive mbetet, që banorët e këtushëm kanë mbjellë prej vitesh mijra rrënjë ullinj, që tani janë në prodhim. Linja e përpunimit të vajit të ullirit është me cikël të plotë. Ulliri, që vjen nga ullishtat dhe futet në linjë përpunimi duke përshkuar të gjitha fazat përpunuese. Nis seleksionimi i tij nga gjethet apo degët. Fillon larja, bluarja dhe pritja e fermetimit të brumit, që duhet të arrijë një temperaturë të caktuar për shtrydhje. I gjith impinati është i metalit “inoks”, që nuk ndryshket kurrë dhe që përcjell një pastërti sterile të vajit me cilësi shumë  të lartë.

– Nuk i kishim të gjitha mundësitë financuese për të ngritur, ndaj dhe huazuam nga të afërmit tanë një pjesë lekësh, për ndërtimin e plotë të impiantit, që fillimisht është siguruar blerja e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke”,- pohon administratori, Fatmir Tabaku. Ai sqaron se ka dy mënyra për nxjerrjen e vajit. E para, ajo tradicionale. Bërsitë e ullirit trajtohen me ujë të nxehtë me anë të kaldajës e më pas nis rrjedhja e vajit të përpunuar. Kjo mënyrë jep tepër rendiment. Mënyra e dyta, ajo e mënjanimit të ujit të nxehtë. Kjo jep më pak rendiment, por cilësia e vajit është tepër e lartë dhe viskoze. Ky lloj vaji përdoret edhe për efekte kuruese tek njerëzit. Kapaciteti prodhues i këtij impianti është 16 kv ullinj për një orë. Por administratori,  Tabaku ngre një shqetësim.

–“Pas mbarimit të sezonit, do të iki sërisht në Itali, bashkë me djalin. Por duket se, kur të kthehem, jo pak sipërfaqe më ullinj do të jenë të mbuluar nga ferrat dhe drizat Kështu pak banorë kanë mbetur për shërbime ndaj kulturës së ullirit”.

Ky pohim e ka një domethënie. Nga fshati kanë ikur e vazhdojnë të ikin në emigracion. Plantacionet e ullinjëve kanë mbetur që tani të papastruar dhe ferrat kanë bërë punën e tyre. Këtët shqetësim e ngrejnë dhe shumë banorë të tjerë. Ullinjtë e fshatit kanë mbetur pa asnjë shërbim, ngaqë në qindra shtëpi kanë mbetur vetëm pleqtë. E sollëm këtë shëmbull investimi jo për reklamë. Por, për të vlerësuar nismën e shumë emigrantëve shqiptarë, që kursimet e tyre i kthejnë në vlera investuese në vendin e tyre. Kësisojë, ky vend do të bëhet…

Leave a comment