Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bojken Abazi akuza Ramës: Me dredhitë e tij po pastron Serbinë nga krimet

boiken-abazi

Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se me heshtjen dhe dredhitë e tij, në të vërtetë po e pastron Serbinë nga krimet.

I ftuar në studion e Syri Tv, Abazi tha se dje parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën për të dënuar genocidin që ka ndodhur në Srebrenicë. Kjo rezolutë vjen pas rezolutës që ka miratuar Malit i Zi.

“Dhe të vjen keq, dhe është shumë shqetësuese, që tashmë në rajon kemi pasur vetëm javët e fundit rikonfirmimin e dënimit për kasapin e Bosnje Hercegovinë, Ratko Mladic, kemi patur dënimin e ish shefit të UDB Stanishiçit,

Kemi edhe rezolutën e miratuar, pas pak ditësh do shënohet genocidi në Bosnjës dhe nga qeveria e Shqipërisë ka pasur një heshtje totale nga ana e qeverisë Rama.

Ka pasur një amnisti dhe në nivel deklarativ që vjen nëpërmjet miratimit në heshtje përballë këtyrë zhvillimeve, ku është shprehur edhe Presidenti Biden.

Do ishte e rëndësishme që edhe Kuvendi i Shqipërisë të mbështeste dënimin e genocidit që ka ndodhur në Bosnjë përmes një rezolute, por do ishte jetike për të bashkëpunuar me Republikën e Kosovës për të dorëzuar së bashkua me Shqipërinë një padi për genocidin për Serbinë.

Unë besoj që problemi kryesor është z. Rama po mashtron. Jam përpjekur të dekonstruktoj gjithë tymnajën që është ngritur nga pushteti në Shqipëri, por edhe media satelitore pranë pushtetit të cilët kanë bërë një lloj goditje paraprake ndaj këësaj përpjekje xhenuine për të vendosur drejtësi në Ballkan.

Së pari është thënë nga Rama që kjo padi nuk do sjellë rezultate dhe ne nuk mund të shikojmë nga e kaluara, ndërkohë që ka thënë që ka mbështetur Gjykatën Speciale kur u ngrit.

Edhe Bosnja edhe Kroacia kanë dorëzuar padi në Gjykatën e Hagës kundër Serbisë.

Dhe ky argumeti duke eçuar në këtë Gjykatë ne e pastrojmë Serbinë, është një argument sa dredharak, sa edhe një argument që mbulon të vërtetën që fshihet pas faktit që pastrimin e vërtëtë të Serbisë sot po ia bën Edi Rama”, tha Abazi.

Leave a comment