Gjykata e Fierit vendosi masën arrest me burg për Elton Metajn, i cili pak ditë më parë vrau ish bashkëshorten Sabrina Bengaj.
Bëhet me dije se Metaj para togave të zeza ka qarë dhe është shprehur se se ish gruan e donte shumë.
Në lidhje me armën ai është shprehur se e kishte marrë për vetëmbrojtje pasi ish vjehrri e kishte kërcëuar se do ta vriste.
“E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, mësohet të ketë thënë ai.