Policia e Lezhës ka zbuluar së fundmi një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.
Si pasojë në prangat e policisë kanë përfunduar katër persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj, raporton gazetarja Kasandra Pali.