Zyrtarët polakë dhe bullgarë thanë se Gazpromi do të ndërpresë furnizimin me gaz duke filluar nga dita e sotme.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka marrë nga kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom njoftimin për ndërprerjen e furnizimit me gaz. Morawiecki e bëri të njohur këtë lajm në Berlin pas një takimi që pati të martën (26.04) me kancelarin gjerman Olaf Scholz.