Aktivistja e LGBTI drejtësi për lindjen e dy binjakëve të cilët nuk janë regjistruar

Përfaqësuesja e LGBTI, Xhensila Karai

Nuk e di si u përcoll në media kjo kërkesë, sepse ne nuk kemi kërkuar fare heqjen e fjalës nënë. Unë kam dy mikeshat e mia të cilat janë bërë nënë, dhe prej muajsh nuk janë regjistruar. Ajo cfarë kemi kërkuar ne është që këto fëmijë të regjistrohen dhe të kenë të njëjtat të drejta si fëmijët e tjerë.

Ne kërkojmë mundësinë për të krijuar dhe për të mbrojtur familjet tona ligjërisht. Kjo kërkesë vjen në një moment kur kemi një familje që ka sjellë në jetë dy foshnje të cilat prej 4 muajsh nuk ekzistojnë fare në regjistrat e shtetit. Atëherë cfarë do bëjmë, do rrimë e do shohim sesi këta fëmijë nuk regjistroihen apo do ulemi të diskutojmë.

Tek cështja e birësimit, nuk lejohet tek fëmijët e të njëjtit gjini.

Ky rast mund të jetë shumë shpejt rasti im me partneren time në momentin kur të vendosim të sjellim në jetë fëmijë. Po flasim për barazi para ligjit dhe unë them se dikush nuk mendon se këta fëmijë të jetojnë në ilegalitet. Nëse nuk do ishte krijuar ky keqkuptim, nuk do plaste kjo histeri kolektive që ka shpërthyer në rrjetet sociale. Gjatë këtyre dy ditëve fle dhe zgjohem me komente urrejtje, që variojnë nga vrasja tek përdhunimi. Nuk mendoj se ky debat i bën mirë shoqërisë sepse i ndan në kampe heteroseksualë dhe homoseksualë.

Tani të kërkosh drejtësi dhe të kërkosh të jetosh me dinjitet në vendin tënd, mendoj se nuk përbën një deklaratë të ekzagjeruar. Mendoj se ëktas persona nuk duhet të bëjnë më një jetë të dyfishtë e të mos martohen me heteroseksualë për të mos rënë në sy. Është i nevojshëm një debat sa më produktiv, t’i japim mundësi njeri tjetrit për më shumë solidaritet.

Kjo cështje është paraqitur në këtë aspekt, por në asnjë moment nuk e kemi kërkuar heqjen e fjalës nënë.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =