Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alienët? Janë makina ose Inteligjencë Artificiale

9A60CF12-8C4A-4844-B5C9-92DDB9459871

Ndërsa e gjithë bota po diskuton për raportin mbi UFO-t nga Pentagoni, një astronom amerikan përpiqet që t’i qaset temës së “alienëve” nga një këndvështrim i ri:a jemi vërtet të sigurt që vizitorët hipotetikë nga një planet tjetër, duhet të jenë domosdoshmërisht krijesa të gjalla? Por le t’i shqyrtojmë me radhë…

Takimi praktikisht i pamundur

Set Shostak, i lindur në vitin 1943, është një astronom amerikan i Institutit SETI. Ai ia ka kushtuar jetën e tij hulumtimit të formave inteligjente të jetës në kozmos. Në karrierën e tij të gjatë ai ka fituar shumë çmime të rëndësishme, përfshirë çmimin“Carl Sagan” për shkencën.

Kohët e fundit, Shostak ka folur për britaniken “TheGuardian”, duke rrëzuar një e nga një të gjitha klishetë mbi alienët. Ndërkohëduke u bazuar në informacionin shkencor që ështëaktualisht në dispozicion, ai u përpoq të formulonte disa hipoteza.

Le t’ia nisim me një fakt:pothuajse 1 në 3 yje në galaktikën tonë mund të presë një planet me madhësinë e Tokës. Por Shostak paralajmëron se këto forma të jetës, nuk kanë të ngjarë të jenë njëlloj me njerëzit ngjyrë jeshil që shohim nëpër filma.

Në fakt, nëse dëshirojmë  ta shohim këtë çështje nga një këndvështrim rreptësisht shkencor, nëse ndonjëri prej tyre do të mbërrijë ndonjëherë në planetin tonë, vështirë se do të jetë një krijesë biologjike.

Një udhëtim haluçinant

Arsyeja është e thjeshtë, shpjegon astronomi:Ylli më afër nesh, Proxima Centauri, gjendet rreth 38 miliardë kilometra larg. Anijes tonë më të shpejtë do t’i duheshin 75.000 vjet që të shkonte atje.

Por imagjinoni sikur fqinjët tanë hipotetikë alienë, të kenë në dispozicion teknologji të tilla që do t’i lejonin ata që të përshkojnë atë distancë brenda 10 vjetësh. Ata duhet të udhëtojnë me pak më shumë sesa gjysma e shpejtësisë së dritës. Dhe një udhëtim i tillë do të kërkonte një energji 600 milionë herë më të madhe sesa ajo e raketës “Saturn V”.

Fizika ka rëndësi

Mendoni se këto janë probleme thjesht praktike, dhe se një civilizim i mundshëm alien mund të jetë shumë më i përparuar se i yni? Keni të drejtë:Universi është 3 herë më i moshuar se sa sistemi ynë diellor, ndaj është e arsyeshme të mendojmë se civilizimet e tjera janë miliona vjet më të përparuara se i yni.

Por ligjet e fizikës me të cilat duhet të përballen ata janë të njëjtat, dhe nuk ka shumë të ngjarë që ata të kenë zhvilluar teknologji që t’i japin mundësi të ndërmarrin një udhëtim të tillë. Pra sipas Shostak, një alien hipotetik që mund të arrijë ndonjëherë në tokë, nuk mund të jetë tjetër përveç … një Inteligjencë Artificiale, një makinë tejet e përparuar, e aftë të udhëtojë për mijëra vjet dhe të përfaqësojë pasi të ketë mbërritur në destinacion, popullin që e ndërtoi.

Gjithsesi, shkencëtari nuk është i sigurt në lidhje me qëllimet me të cilat mund të jetëprogramuar kjo makinë super e përparuar:A do të vinte në paqe? Apo me ambicie pushtimi?Pra Stefën Houking mund të ketë të drejtë kur deklaronte se ndoshta, është më mirë që alienët të mos na gjejnë dot… / Focus – bota.al

Leave a comment