Almeda Abazi është një nga vajzat më të ndjekura nga publiku shqiptare dhe jo vetëm. Ajo është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku me ndjekësit ndan momente nga përditshmëria.
Ditën e sotme, bukuroshja shqiptare ka zbuluar përmes disa fotografive se është shtatzënë për herë të dytë. Almeda ka postuar disa poza të ëmbla, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin turk, Tolgahan Say?sman.
“Bebi numër dy… duke ardhur… Mezi po presim që të takojmë, vogëlush”, shkruan Almeda bashkëngjitur me fotot e bukura, ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.
Ajo shfaqet e veshur e gjitha me të zeza, ndërkohë mban një pallto të gjatë, ngjyrë të bardhë. Ndërkohë aktori i famshëm shfaqet sportiv dhe ai i gjithi në të zeza.
Kujtojmë se çifti i famshëm është prind i një djali, i cili tani do të bëhet me një motër ose vëlla.