Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadorja Kim: Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA të mbronte pavarësinë e Shqipërisë

ambasadorja Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, nga qyteti Vlorës, i ka uruar gjithë shqiptarëve festën e Pavarësisë së Shqipërisë. E veshur kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës në gjoks, ambasadorja Kim uroi në gjuhën shqipe frazat: “Gëzuar ditën e Pavarësisë”, nga poshtë ballkonit, ku më 1912 u ngrit flamuri që e shpalli Shqipërinë e robëruar për pesë shekuj nga Turqia otomane, shtet të “mosvarur, sië artikuloi Ismail Qemali, ish deputet në Parlamentin turk. Ndërkohë, ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan në rrjetin social:

 “Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, shkruan ambasadorja amerikane.

Related Posts

Leave a comment