Antologji studimesh ” E majta”

Edon QESARI-

Së fundi, me nisëm të Friedrich Ebert Stiftung – Tirana, është botuar një antologji studimesh me titullin përmbledhës “E majta”. Qëllimi i kësaj pune kolektive është qasja hulumtuese dhe kritike ndaj një sërë protagonistësh të së majtës shqiptare (komuniste apo social-demokrate) kryesisht të gjysmës së parë të shekullit XX; të cilët, për arsye mospërfshirjeje apo përjashtimi, kush që herët e kush më vonë, nuk u bënë pjesë e plotë e rangjeve zyrtare të sistemit të vendosur në Shqipëri pas përfundimit të Luftës II Botërore.

Puna ime u përqendrua në dy prej profileve biografike të pranishme në vëllim: në atë të veprimtarit të mirënjohur republikan – pos të qenit një prej shkrimtarëve më të angazhuar të kauzës antifashiste – Petro Markos; si dhe në një figurë emblematike të lëvizjes komuniste të viteve 1930, të një formimi të lartë teorik për kushtet politiko-kulturore të asokohshme në Shqipëri, siç ishte Zef Mala.

Duke shpresuar se puna ime hulumtuese – ashtu si dhe ajo divulguese – do të kenë qenë në nivelin e kolegëve të nderuar pjesëmarrës, gjej rastin të falënderoj organizuesen e grupit tonë, prof. Sonila Boçin për nxitjen dhe durimin e skajshëm që tregoi, fondacionin “Friedrich Ebert” për idenë dhe financimin e projektit, si dhe “Autoritetin për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit” për gatishmërinë në bashkëpunim. Personalisht, falënderimi im shkon gjithashtu për Arkivin e Shtetit, si dhe një mik e koleg të vyer si Sokol Çunga, i cili gjithmonë më pasuron me shtysa dhe udhëzime të duhura në lëmin studimor.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 4 =