Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

APELI I PRESIDENTIT BIDEN VLEN SHUMË DHE PËR SHQIPTARËT

biden-2-780x405
“Kjo është pasqyrë e një tregu të prishur nga mungesa e konkurrencës. E kam thënë më parë dhe po e them sërish : kapitalizmi pa konkurrencë nuk është kapitalizëm. Është shfrytëzim.”
Nga Arben MALAJ * –
Kjo deklaratë e presidentit amerikan për pasojat negative të mungesës së konkurrencës duhet të jetë një kambanë ndergjegjesimi dhe pergjegjesie për politikëbërësit dhe institucionet përgjegjëse për të mbrojtur konsumatoret final nga kostot e renda jo vetem financiare.
Disa qindra milionë dollare dhe euro, grante dhe kredi janë dhënë nga donatorë dhe disa miliardë lekë janë përdorur nga taksat shqiptare që ekonomia e tregut të lirë të jetë e ndershme – në përfitimet që krijon dhe shpërndan.
Shqiptarët paguajnë një çmim shumë të rëndë për mungesën e konkurrencës në tregjet e mallrave, shërbimeve, shpenzimeve dhe dhe investimit të taksave ne projekte të pastudiuara dhe pa konkurrencë.
Disa abuzues me pozicionet dominuese dhe fuqine korruptive ne biznes me politikane te kapur prej tyre po sillen në disa raste si skllavopronare të shek XXI.
Kjo ndosh per shume arsye por sidomos për shkak të mungesës së integritetit të drejtuesve te institucioneve dhe autoriteteve licencuese, rregullatore e mbikqyrese dhe te institucioneve dhe drejtorive qeveritare që paguhen për të mbrojtur konsumatorët finalë/taksapaguesit nga pasojat negative të mungesës së konkurrencës edhe per shkak te korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Mungesa e konkurrencës vret ritmet dhe cilësinë e rritjes ekonomike dhe dëmton rëndë kohezionin dhe solidaritetin social. Apeli publik i presidentit Biden që në ditët e para të vitit të ri 2022 vlen shume edhe për shqiptarët.
* Profesor Dr. ekspert i ekonomi-financave.

Related Posts

Leave a comment