Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, sa raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në Shqipëri vijon të jetë pozitive dhe nën kontroll. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Numri i të infektuarve vijon të mbetet i ulët. Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryer 2,648 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.”

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three − two =