Atentati në Fier/ Ja kush ishte shënjestra

Një atentat, që për fat të mirë nuk pati viktima u shënua pak pas mesnate në Fier. Shënjestra mësohet të ketë qenë 50 vjeçari Nihat Xhaferraj, teksa ndodhej një banesën e tezes së tij. Ngjarja u shënua në lagjen Mbrostar-Ferko, ndërsa jo zyrtarisht mendohet se zanafillën e ka nga konflikt i mëparshëm mes tij e fisit të tij, me një fis tjetër në Selisht të Vlorës. Xhaferraj kishte marrë urdhër mbrojtjeje pas ngjarjeve dhe vrasjeve që kishin ndodhur në fisin e tij e për këtë arsye strehohej tek shtëpia e tezes së tij.

Gjetja e vendit ku do të strehohej duket se ka qenë e gabuar, sepse pikërisht te të afërmit kanë dyshuar fillimisht atentatorët. Në kushte të errësirës së plotë, ata janë futur në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 50-vjeçari duke përdorur një banesë ngjitur që ishte e pabanuar. Kanë tentuar ta qëllojnë nga dritarja, por Nihat Xhaferraj ka shpëtuar me vetëm një plagosje në krah. Ndërkohë, mbetet ende për t’u sqaruar për se me çfarë kanë qëlluar. Me pas ata janë larguar dhe ne Levan kanë djegur automjetin tip “Benz”.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − nine =