“Babalja”/ Salianji flet para gjyqit: Nuk më ndal asnjë intimidim apo presion

“Kam ardhur para gjykatës me shpresën se ka ardhur koha që forca e ligjit të jetë së paku po aq e fortë sa krimi i organizuar”. Keshtu ka deklaruar per mediat, ish-deputeti Ervin Salianji, pak para nisjes së seancës gjyqesore për çështjen “Xhafaj” në Gjykatën Penale të Tiranës. 

Postimi i Salianjit

Prokurorët sot duhet të ishin në të njëjtin krah, politika dhe halli i ka nxjerrë përballë!
Ne do të luftojmë edhe për ta! Për një drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin dhe jo qytetarët dhe denoncuesit!
Nuk kam qenë asnjë ditë në pushtet, por ndoshta jam politikani që kam më shumë kallëzime, proçedime dhe padi nga ana e qeverisë.
Pakkush beson sot se mund të bëhet politikë me mision për të mirën e vendit. Une besoj tek kjo!
Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bej kurre kompromis me te keqen.
Gjatë këtyre viteve kam denoncuar publikisht me emra konkretë, me vendndodhje duke shkuar vete ne fushat e kanabisit, me cdo fakt te dokumentuar, sa kriminelet dhe te korruptuarit.
Kam denoncuar dhe do vijoj te denoncoj cdo here qe do bindem qe ka korrupsion, ka krim te organizuar, ka pushtet te inkriminuar. Asnje intimidim apo presion nuk e ndal kete mision per mua, jo me nje farse.
Kam ardhur sot ketu sepse kam respekt per institucionet dhe formimi im prej juristi ma imponon dyfish këtë.
Jam ketu me bindjen dhe besimin, qe -sic thoshte Rudi Guliani- “ka ardhur koha qe forca e ligjit te jete se paku po aq e forte sa krimi i organizuar”.
Duhet luftuar cdo dite per kete!

***

Kujtojme qe pas marrjes si i pandehur Salianji publikoi pergjime qe faktonin sajimin e deshmitarit te rreme.

Më herët, Akuza kishte vendosur të zgjaste hetimet për Salianjin, por ky i fundit e ankimoi vendimin, duke i kërkuar Gjykatës mbylljen e hetimeve.

Gjykata e pranoi kerkesen e ish-deputetit per moszgjatjen e hetimeve dhe detyroi prokurorine t’i mbyllte hetimet deri ne 20 Mars.

DOSJA “BABALE”

Hetimet për këtë çështje nisën pas publikimit të një audio-përgjimi nga Partia Demokratike, ku dëgjoheshin dy persona që bisedonin për trafikimin e një sasie lënde narkotike. Sipas PD-së, njëri prej këtyre personave ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ndërsa tjetri, Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babalja”. Më vonë, në “skenë” doli edhe gazetari Jetmir Olldashi, si personi që kishte bërë përgjimin, me ndihmën e Veliut, i cili si motivacion kishte pasur hakmarrjen. E shoqëruar me shumë akuza dhe diskutime në opinionin publik, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në drejtësinë italiane për të vuajtur dënimin e marrë disa vite më parë, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për audio-përgjimin dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Pas hetimeve, Krimet e Rënda dolën me një version zyrtar për ngjarjen, duke e konsideruar atë një stisje dhe vunë nën akuzë Albert Veliun, Jetmir Olldashin, Fredi Alizotin, i cili kishte pranuar para Prokurorisë se personi që fliste me Veliun ishte ai dhe këtë lojë e kishin bërë pasi do të merrnin një shumë të caktuar parash nga deputeti me mbiemrin Salianji./panorama/

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − one =