Balluku kontrollorëve: Na ka humbur besimi, nga sot ndërtesa do të ruhet nga ushtria

Balluku:

I bëj thirrje kontrollorëve të trafikut ajror, megjithatë unë ju them atyre kontrollorëve që do të ishte kënaqësi për ne të riktheheshit në detyrë. Për më tepër të jepni mundësinë shtetasin shqiptar që të sjellin vaksinat. Jeni të lutur të gjithë ju që nuk jeni pjesë të mashave të politikës që të qëndroni dhe të deklaroni që jeni të aftë për punë.

Të gjithë të tjerët që nuk duan të operojnë dhe nuk operojnë dhe nuk ofrojnë shërbim dhe qëndrojnë në karrige duke braktisur. I keni vënë celsin dhe keni braktisur detyrën dhe nuk keni vënë as tabelën kthehemi shpejt, ju e turpëruat albkontrollin dhe e kthyet në dyqan. 5 mashat e politikës e kthyer albkontrollin në një dyqan lagjeje dhe ju mashat e politikës e bëtë sot dyqan me tra e me qepen dhe nuk i vutë as një table se kur ktheheni e kur ikni.

Nuk punoni nuk ka para, dëgjova sot avokatin tuaj dhe që ta dini dhe ju e dini e sot paratë i merrni se është marrë një kredi dhe ka marrë një kredi albkontrolli nga eurokotrolli dhe paguhet gjithmonë.

Ju lutem shumë kontrollorët e trafikut ajror të kthehen menjëherë në detyrë sipas organizimt të turneve që keni dhe që drejtuesit tuaj ju organizojnë, të gjithë që kanë vendosur të mbyllin dyqanin. Na lind e drejta të humbim besim prej jush dhe nga momenti që bëtë këtë veprim mund të bëni veprime të tjera më të rrezikshme për këtë arsye ndërtesa do të merret nën kontrollin e forcave të armatosura të ushtrisë.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 − two =