Banka Botërore i jep Shqipërisë 15 milionë euro për luftën kundër COVID-19

Banka Botërore ka miratuar ditën e djeshme një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë. Financimi do të jetë një projekt ndihmës për të forcuar kapacitetet shëndetësore për të luftuar COVID-19.

Për më tepër thuhet se këto 15 milionë euro do të shkojë për testimet e popullsisë, gjurmimin e rasteve, rritjen e shtretërve spitalorë në terapi intensive si dhe trajnime për personelin shëndetësor.

Kjo është një përgjigje financiare nga Banka Botërore ndaj kërkesës së qeverisë dhe tashmë ai do të jetë i formuluar në një projekt konkret në këto drejtime që luftojnë COVID-19.

“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paprecedentë. Unë do të doja të njihja përkushtimin e jashtëzakonshëm të profesionistëve të shëndetit në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin rreptësisht distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë./balkanweb

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 13 =