Berisha zbulon detaje nga atentati ndaj kushëririt të deputetit socialist

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetari nga Shkodra, i cili ka dhënë detaje të tjera lidhur me atentatin e dështuar ndaj Fatjon Harushës.

Berisha shkruan se kjo nuk është hera e parë që ndaj djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së, Luan Harushës, tentohet eliminimi.

“Atentat në Vukatan në dalje të Shkodrës, por jo për çudi Harusha djali xhaxhait i Luan Harushes po udhëtonte me makinën e drejtoreshës së transportit rrugor Shkodër EGLA MIRASHI (e emëruar nga deputetit) kësaj makine para një muaji i është vendosur tritol por është pikasur nga e zonja,” shkruan qytetari.

POSTIMI I PLOTË:

Të dhena te reja që fsheh narkoplicia për atentatin ne Shkoder. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb Doktor përshenjtë nga Shkodra Atentat Fatjon Harushes dhe një femrës qe ka qen me te.

Atentat ne Vukatan ne dalje te Shkodrës, por jo për qudi Harusha djali xhaxhait i Luan Harushes po udhëtonte me makinën e drejtoreshës se transportit rrugor Shkodër EGLA MIRASHI (e emëruar nga deputetit) kësaj makine para një muaji i është vendosur tritol por është pikasur nga e zonja. Ngjarja nuk po zbardhet dhe këna frik me dal rrugeve n’Shkodër, pardje arm, sot arm zot na ruaj ku jetojme Anonim ju lutem pasi nshkoder nuk asht jeta e sigurt.

Ngjarja ndodhi në orën 12:30 të ditës së sotme, në fshatin Vukatan në Shkodër. Burrë e grua, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të Fatjon Harushës, djalit të xhaxhait të deputetit të PS-së, Luan Harusha, ndërkohë që ishte në lëvizje.

Fatmirësisht ngjarja ka përfunduar pa të lënduar, ndërkoë që mësohet se disa oersona janë shoqëruar.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =