Me bikini dhe poza sensuale, Bleona Qereti flet për beqarinë në moshën 41-vjeçare

Bleona Qerreti njihet sot si një prej femrave më të bukura shqiptare. Pavarësisht se vitet kalojnë, ajo mbetet një ikonë e bukurisë.

Prej shumë vitesh tashmë ajo është larguar nga vendi për të jetuar dhe zhvilluar karrierën e saj në SHBA.

Pavarësisht se nuk ka prekur shkëlqimin dhe majat e suksesit siç i ndodhi në Shqipëri, këngëtarja vazhdon të punoj fort me projekte të reja.

Së fundmi Bleona ka postuar në Instagram një foto e veshur me rrobabanjo rozë dhe duket më sensuale se kurrë.

Ndër të tjera, ajo nuk ka nguruar të tregojë edhe një detaj nga jeta e saj si beqare.

“Njerëzit që kanë qenë beqarë për një kohë të gjatë janë më të vështirë për t’u dashur, sepse janë mësuar aq shumë të jenë beqarë, të pavarur dhe të vetëmjaftueshëm, saqë duhet diçka e jashtëzakonshme për t’i bindur se kanë nevojë për ju në jetën e tyre ….”, ka shkruar këngëtarja krah fotos.

Kujtojmë se Bleona ka patur publike lidhjen e saj me Gani Bardhin dhe ndarja e tyre bëri mjaft bujë ne media si një shembull mirëkuptimi dhe mbajtjes së raporteve solide.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × five =