Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Britney Spears fejohet me të dashurin 12 vite më të ri(Foto)

89D3B0F6-B219-49CF-86C1-8E4D8996C9C2

Këngëtarja e njohur Britney Spears ka shpallur fejesën me të dashurin e saj prej 5 vitesh, Sam Asghari.

Këngëtarja postoi një video me të fejuarin e saj duke treguar unazën në Instagram. Kjo fejesë vjen në një kohë kur Spears është në mesin e një beteje ligjore për ti dhënë fund kujdestarisë 13 vjeçare nga babai i saj, i cili i kontrollon jetën personale dhe financat.

Ajo zbuloi se kushtet e marrëveshjes po e pengonin atë të martohej me Asghari ose të kishte më shumë fëmijë. Vetë Asghari postoi një fotografi të veçantë të unazës dhe çiftit duke u puthur.

Menaxheri i tij, Brandon Cohen, konfirmoi lajmin e fejesës për revistën People.

“Çifti e bëri zyrtare lidhjen e tyre të gjatë sot dhe janë thellësisht të prekur nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria e shprehur ndaj tyre,” tha ai. Spears dhe i fejuari i saj u takuan në xhirimet e një klipi muzikor në 2016.

Asghari, një trajner dhe aktor 27-vjeçar, lindi në kryeqytetin iranian Teheran, por u transferua në Los Angeles në moshën 12 vjeç.

Në një intervistë me Forbes në fillim të këtij viti, ai përshkroi mbërritjen në SHBA pa folur anglisht: “Ishte padyshim një tronditje kulturore, të dilje këtu me një gjuhë krejt tjetër për të folur.”

Spears, 39 vjeç, ishte martuar dy herë më parë. Në 2004, ajo u martua me mikun e saj të fëmijërisë Jason Alexander në Las Vegas, por martesa së shpejti u anulua.

Më vonë të njëjtin vit, ajo u martua me balerinin Kevin Federline, me të cilin ka dy fëmijë. Çifti u divorcua në 2007.

Javën e kaluar, babai i këngëtares Jamie Spears paraqiti dokumente në një gjykatë në Los Angeles për t’i dhënë fund kujdestarisë ndaj të bijës.  Britney Spears i është referuar më parë trajtimit të babait të saj ndaj saj si “mizori”. Në korrik, ajo i tha një gjykatësi se dëshironte të ngrinte akuza kundër babait të saj për “abuzim me kujdestarin”.

 

Related Posts

Leave a comment