Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ç’duhet të dish përpara se të vendosësh të bësh një tatuazh?

meshkj-me-tatuazhe-e1523536324323

Të bësh figura permanente në lëkure konsiderohet si një përgjegjësi goxha e madhe,dhe përpara se të ndërmarrësh një hap të tillë, janë disa gjëra që duhet i marrësh në konsiderate.

1-Çmimi

Si diçka qe do e kesh ne trup gjithë jetën,tatuazhet domosdoshmerisht kushtojnë, dhe tendenca e njerëzve që të kritikojnë per leket e harxhuara eshte shume e theksuar. Nje tatuazh i bukur nuk eshte i lire,dhenje tatuazh i lire (ne përgjithësi) nuk eshte i bukur. Mos u nisni kurre me mendjen per te kursyer per gjera te tilla qe e kane shume te dhimbshëm dhe 10 here me te kushtueshëm kthimin mbrapa (po,po flasim perlazerin).

2- Dhimbja

Po te kërkoni “100 pyetjet më idiote të bëra ndonjëherë”, e para qe do ju dali do jete “Ishte i dhimbshëm tatuazhi?” . Një gjilpere qe te cpon lekuren dhe te depërton deri ne derme? E dhimbshme? Aspak!!

Duke lene menjane ironite, dhimbja varet nga disa faktorë. Ka vende te trupit ku eshte shume me e theksuar (brinjët, sqetullat, gjunjët, gishtërinjtë), dhe vende ku zere se nuk e ndjen fare (parakrahu, barku, kofshët), gjithmonë nëse flasim per tatuazhe mesatarisht te mëdha dhe te komplikuar. Gjithsesi ne fund te ditës, cdogj eeshte personale, sepse sic e përjeton nje person dhimbjen nuk e përjeton tjetri, kështu qe mos na e vini fajin neve nëse ju bie te fiket tek karrigia. (Po,edhe mund të ndodhë)

3-Çfarë duhet shmangur përpara takimit?

ALKOL, ALKOL, ALKOL. Konsumimi i alkolit hollon gjakun,gje qe do ju bej te keni me shume gjakderdhje gjate procesit. Gjithashtu duhet te shmangni kontaktin me diellin,brisqet dhe cdogje tjetër qe mund tjua acaroj lekuren e pjesës qe do tatuazhoni.

4-Tha njëri gjakderdhje?

Po, por jo lloji që po imagjinoni. Duke qene se gjilpëra depërton deri ne shtresën e dytë të lëkurës, gjate procesit te shërimit do vini re njolla te kuqe te përziera me boje. Njollat e kuqe janë ne fakte plazme gjaku,te cilat trupi i nxjerr bashk me bojën dhe toksinat e tjera ne menyre te tille qe te filloj procesin e shërimit.

5- Si të minimalizosh dhimbjet?

Per dhimbjen gjate procesit,ekziston mundësia e aplikimit te kremit mpirës,por duhet te flisni gjithmonë paraprakisht me tatuazhistin. Ska asgjë te turpshme ( apo me pak “mashkullore”) te mos duash te vuash.

Persa i përket dhimbjes pas tatuazhit kemi vetëm nje përgjigje : do e duroni se skenic’beni. Sigurohuni te ndiqni instruksionet qe ju ka dhene tatuazhisti juaj, lajeni me kujdes, lyejeni me kremin përkatës, pini shume uje dhe mbajeni veten me pozitivitet ditët e para.

6- Si ta ndaj mendjen për tatuazhin e duhur?

Ç’eshte e vërteta,nuk ka nje formule fikse per te përcaktuar cilieshte me i përshtatshëm. Keshilla ime personale eshte thjesht te mos merrni vendime te nxituara vetëm nga qejfi i madh per te pasur domosdoshmerishtnje tatuazh(sidomos nëse sapo keni kaluar adoleshencën dhe doni ti bëni karshillek prindërve per ti treguar se sa te rritur dhe te përgjegjshëm jeni per te marre vendime),te bëni kërkime paraprakisht per stilin qe mendoni se ju pershtatet me shume,te gjeni nje artist profesionist (dhe mundesisht jo cunin e xhajës se hallës se babit i cili do jua bej me 50% ulje ne garazhin e shtëpisë me nje makineri amatore te blere 70$ në Amazon),dhe ne fund mos te pendoheni kurrë per zgjedhjen qe keni bere,sepse jeta eshte shume e shkurtër per te vrare mendjen pernje “gabim” qe keni vene ne nje trup qe do e keni per mesatarisht 75 e vite (90 po te jesh i pafat). / Përgatiti: Xhoela SHYTI/

Leave a comment