Çuçi imiton Lleshajn në drejtimin e Ministrisë së Brendshme

Shoqata e ambientalistëve sëbashku me aktorë të shoqërisë civile ka mbajtur pasditen e sotme një protestë në kryeqytet. Kauza e protestës së tyre ishte mungesa e transparencës në lidhe me negociatat dypalëshe për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Pak pasi ambientalistët nisën protestën e tyre ata u shoqëruan me dhunë në nga ana e Policisë së Shtetit.

Në videot e siguruar nga FaxNews dëgjohet një i ri, i cili i bën thirrje efektivëve të mos e prekin një grua për ta shoqëruar pasi ajo vuan nga zemra dhe mund t’i shkaktojnë ndonjë komplikacion.
Efektivët nuk ndalen dhe pas thirrjeve të të riut dhe vijojnë shoqërimet për mbajtjen e potestës.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + five =