Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Demokracia nuk importohet

ddd

Nga historiani Hasan BELLO-

Historia ka treguar se perpjekjet per importimin e demokracise ne Shqiperi kane deshtuar. Kjo per shkak se ne fillim duhet emancipuar shoqeria. Nje historian dhe diplomat i njohur francez Albert Mousset, ne librin “Shqiperia perballe Europes (1912-1929)” kur flet per periudhen e princ Widit, shkruan se: “Ajo monarki operete, e krijuar nga diplomacia austriake, u fshi brenda muajit te pare te zhvillimit te luftimeve. Wilhelm von Widi, njeri arrogant dhe me keshilltare te keqinj, nuk kishte bere gje tjeter vecse i kishte shtuar shqetesime te reja veshtiresive te panumerta, ndermjet te cilave po perpelitej pavaresia e sapolindur e Shqiperise”. Kjo tregon se edhe importimi i drejtuesve te shtetit nga jasht, ka deshtuar.

Me te drejte ai thekson se, ne Shqiperi, ashtu sic ndodh edhe ne shume vende te tjera, populli ishte shume pak i lidhur me programet e ndryshme politike dhe shume me teper me njerezit, me politikanet.
Sipas Albert Mousset populli shqiptar politikisht ishte (dhe vazhdon te jete), pak i zhvilluar. Por “Te metat dhe veset e shqiptareve jane kryesisht ato qe u zhvilluan dhe u nguliten nga nderhyrjet, si dhe nga grindjet e te huajve me njeri-tjetrin. Keto nderhyrje ishin aq te sterholluara, saqe shqiptaret e kishin teper te veshtire t’i benin ato te deshtonin. Dhe keto nderhyrje asnjehere nuk kishin qellim qe te nxitnin te shqiptaret dicka te mire, por vetem e vetem instiktin e lakmise per parane”. Ky liber eshte botuar ne Paris ne vitin 1930, megjithate diagnoza nga e cila vuajme, eshte e ngjashme, me ate sot.

Related Posts

Leave a comment