Dëshmia rrënqethëse e qytetarit/ Zbulon manipulimet në mjekësi

Partia Demokratike ka publikuar dëshminë e një qytetari, nëna e të cilit ka vdekur si pasojë e Covid-19. Në dëshminë e publikuar nga PD, ai thotë se në skedën e marrë në morg, thuhej se shkak ishte arresti kardiak, ndërkohë që nëna kishte qëndruar një javë në spital me Covid. Dardan Domi i kërkon prokurorisë të nisë hetimet. Kështu shkruan “Pamfleti” duke cituar si më poshtë dëshmitë e qytetarit Dardan Domi.

Motra që ishte këtu kishte komunikuar me të vetmen mjeke që quhej Esmeralda Meta dhe i kishte thënë që ne duhet të komunikojmë me një nga djemtë. Në një javë vetëm e kam marrë të dielën, pas 5 ditësh që ishte e shtruar, pasdite më mori vetë. Më tha gjendja nuk është e mirë, pastaj na njoftuan të martën pas dy ditësh që nëna ka vdekur”, rrëfen Domi.

Më pas ai shprehet se vdekja e nënës së tij është e mbuluar me mister dhe konfirmon akuzat e Lulzim Bashës, i cili thotë se vdekjet po fshihen.

Nuk kam marr asnjë testim nga spitali që nëna ime është pozitiv me koronavirus. Të vetmin kontakt që kam pasur e kam pasur me doktoreshën me telefon. Kur shkova në morg na kërkuan që të vinim dy veta, të merrni trupin ta fusnim në arkivol. Ajo që më mbeti në mend që më thanë në morg, ishte që këtu është tmerr, ka kufoma pa fund. Mjeku që ka firmosur quhet Nevila Kryemadhi, ndërkohë që tjetër mjek më është prezantuar mua që e ndiqte dhe tjetër mjek rezulton të ketë firmosur tek skeda e vdekjes” vijon denoncimin qytetarit, i cili i ka kërkuar Prokurorisë që të fillojë sa më shpejt hetimet për rastin e nënës së tij.

Duam të dimë, nëse ka vdekur me Covid dhe pse është shkruar në skedën e vdekjes arrest kardiak apo nëse ka vdekur me arrest kardiak dhe pse duhet të shkonte të shtrohej në spitalin Covid ku mund ta merrte Covid-in dhe pa e pasur”, e mbyll rrëfimin Domi.


Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =