Detaje të reja nga bllokimi i Aeroportit të Rinasit: Ambasada amerikane i ka kërkuar kontrollorëve …

Ditën e sotme policia gjyqësore dhe FNSH-ja kanë zbarkuar pranë godinës operacionale të aeroportit të Rinasit.

Gazetarja e Fax News, Mirilda Tili jep detaje për zbarkimin e këtyre forcave pranë aeroportit të Rinasit, në një kohë kur 60 kontrollorë po mbajnë një grevë që nga mbrëmja e djeshme.

Gazetarja thotë se është pak e vështirë për të kuptuar ndërhyrjen e këtyre forcave, duke qenë se kontrolllorët janë shprehur se problemin e kanë me ajrin dhe jo me tokën.

Ajo ndër të tjera, citoi burime të saj, sipas të cilëve, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në vendin tonë kanë kontaktuar me kontrollorët dhe i kanë kërkuar që ta marrin me seriozitet situatën.

Ajo cfarë është e vështirë për t’u kuptuar është ndërhyrja e FNSH-së dhe policisë ushtarake. Problemi është me ajrin dhe jo me tokën. Punonjësit kanë thënë që janë në vendin e tyre të punës por nuk mund të ushtrojnë detyrën. Ditën e sotme Ministrja Balluku ka deklaruar se ka një tentativë për grusht shteti. Është e dyshimte dhe e ccuditshme për të kuptuar përse duhet të nderhyjnë FNSH dhe policia ushtarake në një mjedis privat ku kanë qëndruar që nga dita e djeshme. Duhet kuptuar se problemi është në ajër. Nuk e dimë se ccfarë shpjegimi do të japin institucionet përse është bërë kjo ndërhyrje. Nëse është vërtetë grusht shteti, atëhere a ështe kjo mënyra? Mbetet për t’u parë, është e dyshimte.

Nuk ka informacion për shoqerim të punonjësve. Nuk ka ndërhyrje të forcave. Ato janë vendosur aty pranë. Kemi të bëjmë me një marrëceshje që nuk është zbatuar. Kërkohet rikthimi në detyrë i personave të shkarkuar nga punad dhe rikthuimin e pagave në nivelin ku ishin. Ata nuk kërkojnë rritje të rrogës.

Kanë qenë përfaqësues të Ambasadës amerikane dhe kanë kontaktuar punonjësit, duke i kërkuar ta marrin me seriozitet situatën. Bëhet fjalë për një kosto financiare të madhe. Në rast se bëhet bllokimi ajror  mund të kemi një kosto nga gjoba që mund të vije nga Europa. Është detyra e Albkontroll të paguajë kompanitë për dëmin e shkaktuar. Pra rrezikojmë një gjobë të madhe nga Euro-kontrolli. Kontrollorët kërkojnë zbatimin e kodit të punës. Është hendek ligjor. Nëse do të kishte shkelje të ligjit, procedimi penal do të kishte filluar që dje.

Nuk është vendimi i kontrollorëve që greva do të zgjasë deri nesër. Por ëshët vendimi i Euro-kontroll që deklaron se deri ditën e nesërme nuk lejohet fluturimi në aeroportin e Rinasit. Pezullimi i punës do të jetë pa afat. Të 60 kontrollorët janë të vendimit për të qëndruar në grevë deri në mbushjen e kërkesave,” deklaroi gazetarja e Fax News.

(E.H/Faxweb.al)

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 14 =