Është diagnostikuar rasti i parë i trasmetimit nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, price të virusit që dëmton trurin e fëmijëve. Deri më tani shkaqet e këtij virusi mendohej se vinin nga pickimi i mushkonjës me të njëjtin emër.
Një pacient nga Dallasi, information pills Texsas është infektuar nga kontakti seksual, case ka raportuar qendra e kontrollit shëndetësor të Dallasit.
Ai bëhet rasti i parë që diagnostifikohet me këtë virus ndërmjet marrëdhënieve seksuale në SHBA, konfirmon qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve.
Zyrtarët shëndetësorë të shtetit të Dallasit thonë se partneri i këtij pacienti u infektua pasi kishte vizituar një vend ku “Zika” është i përhapur.
Gjashtë persona në shtetin Harris, afër Houston janë infektuar pasi kanë udhëtuar në regjione të cilat janë të prekura e ky rast mendohet të jetë i pari që është infektuar në SHBA pa udhëtuar fare.
Drejtori shëndetësor i shtetit të Dallasit, Zachary Thompson tha: Ne tani e dimë se virusi “Zika” mund të transmetohet ndërmjet marrëdhënieve seksuale, dhe kjo e rrit fushatën tonë për ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut që të mbrojnë veten e tyre, dhe të tjerët”.
Arbëria News