Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“DokuFest” ngre siparin në Tiranë, me filma të zgjedhur për publikun shqiptar

-800-0-61039350af594

Festivali i filmit “DokuFest”, ashtu si gjithmonë edhe këtë vit është ndalur në Tiranë. Mbrëmjen e së mërkurës u ngrit sipari i këtij festivali, ku u shfaqën disa filma te zona e Liqenit Artificial. “Re:set Re:mix Re:act” , përbërë nga tri fjalë të cilat në qendër kanë si nocion shkronjat RE në rrënjën e tyre, me të cilat festivali do të eksplorojë aspekte të shumta në kontekstin e botës që rishfaqet nga pandemia dhe (ri)imagjinon veten në një situatë të re. Filmat që u shfaqën për publikun ishin, “Bushi – Hana Sedoli & Ben Gorani, Kosova, 2021”, “More Than Two Hours – Ali Asgari, Iran, 2013″, In Betëeen – Samir Karahoda, Kosova, 2019”, “Vever (For Barbara) – Deborah Stratman, USA, 2019”, “Push This Button If You Begin To Panic – Gabriel Böhmer, UK, 2020”.

Edicioni i 20-të i DokuFest do të zhvillohet edhe në qytetin historik të Prizrenit dhe në platformën online në datat 6 – 14 gusht 2021. Nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 106 filma nga 60 vende të ndryshme të botës të cilët do të konkurrojnë në 8 kategori garuese, duke shfaqur disa nga dokumentarët më të mirë, si dhe një koleksion të shkëlqyer të filmave të shkurtër dhe atyre eksperimentale, të prodhuar kohëve të fundit, duke e bërë atë platformën më të madhe të shfaqjes së filmave në vend.

Qëndrimet e organizatorëve

Organizatorët në një konferencë për mediat kanë dhënë detaje nga festivali i filmit këtë vit.

Në konferencë prezantuan programin dhe mbarëvajtjen e festivalit Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i Festivalit, Alba Çakalli, Producente e Festivalit dhe Samir Karahoda, Selektor i Programit të Filmave të Shkurtër. “Jemi shumë të lumtur që sot po prezantojmë edicionin e 20-të të festivalit me një program të veçantë ku këtë vit do të bashkohemi nëpër kinematë tona me audiencë nga data 6 -14 gusht”, tha producentja e festivalit Alba Çakalli. Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i Festivalit shpalosi shkurtimisht programin e sivjetëm të filmave. “Nga mbi 3000 filma të cilat kanë aplikuar për këtë edicion të festivalit, kemi përzgjedhur 106 filma për 8 kategori garuese të festivalit nga 60 shtete dhe rreth 100 filma tjerë për një numër programesh të

veçanta të festivalit”, tha ai. Deri tani ne kemi shpalosur shumicën e programit dhe në ditët në vijim do të shpalosen edhe disa nga programet tjera. Sipas tij, kemi një interesim në rritje për prezencën e autorëve dhe filmbërësve profesionistë nga Kosova. “Me gjithë situatën në të cilën gjendemi unë shpresoj për një rikthim gradual të publikut si dhe të festivalit në formatin çfarë ishte dhe si e meriton edhe qyteti i Prizrenit dhe Kosova”, vijoi ai. Samir Karahoda, kurator dhe selektor i programit të filmave të shkurtë njoftoi se “Nga mbi 1000 filma të metrazhit të shkurtë artistik të cilët kanë aplikuar, ekipi seleksionues ka arritur që pas një pune të gjatë të zgjedh 25 filma të cilët do të kenë shfaqjet e tyre në këtë edicion dhe do të garojnë në programin për filmin më të mirë të shkurtë”.

Leave a comment