Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dua Lipës nuk po i iket më nga Shqipëria / Publikon videon me të dashurin nga Dhërmiu duke u hedhur në det, flet edhe shqip

dua-lipa-41-780x405

Këngëtarja Dua Lipa prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri dhe ka zgjedhur bregdetin e jugut për të pushuar. Ylli botëror po shijon rrezet e nxehta të diellit në plazhin e Dhërmiut ku ka mbërritur së bashku me të dashurin, modelin e famshëm, Anwar Hadid dhe familjen e saj.

Këngëtarja ndau me ndjekësit disa momente teksa relaksohet në rivierën shqiptare, si edhe një video ku flet në gjuhën shqipe.

“Na inçizo”- i drejtohet Dua Lipa një prej mikeve të saj që ta filmojë, ndërkohë që hidhet në det e kapur për dore me Anwar Hadid.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, ajo publikoi këngën “Demeanor” në bashkëpunim me reperin e ndjerë Pop Smoke. Ndërsa gjatë një konferencë në Tiranë la të hapur mundësinë e realizimit të një kënge në gjuhën shqipe.

Leave a comment