Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Duke trokitur gotat me Ramën dhe Zaevin, Vuçiç shpërndan pamje nga darka në Slloveni

zeav-640x405

Kryeministri Edi Rama mori pjesë dy ditë më parë në një darkë pune me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Darka u shtrua nga presidenti Vuçiç në Bled të Sllovenisë në kuadër të nismës së përbashkët ‘Ballkani i Hapur’.

Vuçiç ka shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram pamje nga takimi, ku shkruan se përparimi kërkon paqe dhe askush nuk mund të ndalojë njerëzit që duan të punojnë së bashku, duke iu referuar në mënyrë indirekte Kosovës.

“Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur”? Jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të cilët luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave , shërbimet, kapitali dhe njerëzit”, shkruan Vuçiç në postimin e tij.

Leave a comment