Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E krijuar posaçërisht për Erdogan/ Dhurata e veçantë e Ramës për Presidentin turk dhe porosia që i la

-640-0-61e695ea1358e

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga prapaskenat e takimit me presidentin e Turqisë Recep Tayp Erdogan, teksa ka treguar se i ka bërë këtij të fundit personalisht një dhurtaë.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale Rama shihet duke i dhuruar një vepër arti që sipas tij e kishte bërë vetë.

Ndër të tjera Kryeministri Rama e ka porositur Erdogan që këtë dhurtaë ta dërgojë në shtëpi pasi zonja e tij e kupton më mirë artin që Rama bën.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: E kam bërë vetë këtë me këto duar

Edi Rama: Jam artist serioz unë. Megjithatë siç të thashë në shtëpi duhet të shkojë kjo se e kam parë se zonja e kupton më mirë artin tim.

Recep Tayp Erdogan: Do ta vendos në shtëpi, në vendin më të mirë

Edi Rama: Nuk e kemi paketuar se është e rrezikshme por ta marrin ta mbajnë me kujdes./Gazeta Shqip

Leave a comment