E zbulon mjeku francez i ish-diktatorit, ja pse Enver Hoxha e mbante Shqipërinë të izoluar

Shqipëria përjetoi një ndër diktaturat më të ashpra nën udhëheqjen e Enver Hoxhës. Më 11 prill është dita kur 27 vjet më parë vdiq Enver Hoxha,

Ish-diktatori Hoxha e mbajti Shqipërinë të izoluar për afro 41 vite, regjim i cili vazhdoi edhe të paktën gjashtë vjet pas vdekjes së tij.

Por pse Enver Hoxha e izoloi Shqipërinë?

Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, mjeku francez i Enver Hoxhës, Paul Milliez, ka zbuluar arsyen e dhënë nga ish-diktatori.

Sipas Milliez, Hoxha i është shprehur se e ka izoluar Shqipërinë në mënyrë që shqiptarët të mos ikin nga vendi i tyre, të mos e braktisin.

Pjesë nga intervista:

Kur e pyeta Enverin se kush ishte arsyeja qe po e mbante Shqiperine te izoluar, ai u pergjigj:

“Doktor, une do ti mbaj kufijte mbyllur edhe per disa vjet, sepse ky vend duhet ndertuar dhe ky popull duhet ndergjegjesuar.

Ne qofte se une do te hap kufijte, shumica dermuese do te emigroje, sic kane bere ne shekuj.

Shqiptari eshte i afte te jape maksimumin ne toke te huaj, ndersa per vendin e vete kontribon ne kafene dhe restorante duke pire raki rrushi dhe dellenje.”

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + ten =