Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Edi Rama votohet për herë të tretë si kryeministër, si u ndanë votat në Kuvend

rama-kuvend7-696x429

Pas një seance maratonë prej afro 20 orësh, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste.

Rama gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është një program që do të realizohet dhe se projektet e mëdha, pandemia dhe tërmeti pikat kryesore në program.

Pas votimit pritet që qeveria të betohet te presidenti Ilir Meta, ndërsa më pas Rama pritet të niset në një vizitë zyrtare në OKB.

Në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend, mëngjesin e sotëm, Rama u kërkoi deputetëve të opozitës që të qëndronin në sallë për të dëgjuar fjalën e tij, njësoj siç kërkoi Basha praninë e kryeministrit pasditen e djeshme.

Rama si në nisje ashtu dhe në mbyllje të prezantimit të programit qeverisës u ndal te familjet që qëndrojnë ende në çadra, pasi vuajnë pasojat e tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019.

“Këto fjalë janë për ata që po ikin. Nuk e kuptoj se si ju që më kërkuat dje të vija, tani që erdha ikni. Dua të tregoj disa fakte që ndryshojnë nga opinionet.

Sot në çadra janë 400 familje dhe e kanë zgjedhur të jetojnë në çadra për shkak të largësisë me qytetin dhe për shkak të afërsisë me tokë dhe me fermën. Për atyre është dhënë bonusi i qerasë. Sot çdo vit rimbursohen 120 milionë dollarë ilaçe.

Buxheti i shtetit jep para që personat të marrin ilaçet. 280 mijë nxënës marrin librat falas ndërsa kur erdhëm ne, nuk merrtë asnjë”- tha Rama.

Related Posts

Leave a comment