Emër 500 vjet

Nga Astrit LULUSHI –

Ka një lidhje të padukshme midis njeriut dhe vendit; emrit dhe besimit. Kush krenohet se ka besë, nuk është aspak i besës – tregon ndonjëherë përvoja.
Të parët tanë në mesjetën e vonë ndërruan emrin, toponimin e vendit dhe besimin, thotë historia. Dhe ne sot ecim në gjurmët e tyre, edhe pse rrotull nuk shohim ndonjë osmanlli të na detyrojë t’i falemi Zotit si ata, ose të na pengojë të kthehemi tek emri i parë – Albania, për shembull, ose Arbëria. Çfarë e shtynë njeriun t’i besojë fesë së të parëve, kur të parët vetë nuk i kishin qëndruan besnikë fesë së të parëve të tyre? Mendoj se historia nuk na e thotë të gjithë të vërtetën.

Një popull nuk qëndron dot i shtypur për 500 vjet – por vetëm vdes, tretet, shprishet, humbet, ose bëhet dikush dhe në trojet e tij vjen një tjetër; ashtu si një popull, që kur mbahet për 45 vjet në izolim armiqësohet dhe përçahet.
Rajoni mē në perëndim i Perandorisë Osmane ishte edhe muri ndarës midis lindjes dhe perëndimit. Ndonjë mund të thotë se ishte Deti, të tjerë thonë se ishte Skënderbeu që e caktoi këtë kufi, edhe pse trupat osmane u përpoqën ta kapërcenin. Pas mposhtjes së Arbërisë, Sulltani mori masa që një qëndresë me të cilën ishte ndeshur për 25 a më shumë vjet të mos përsëritej më, të pakten jo nga një shtet i vogël si i Arbërit.

Sapo hynë në Lezhë, trupat osmane iu vërsulën si të çmendur varrit të Skënderbeut dhe i zhdukën eshtrat e tij, ose i varën në qafë për efekt magjie; Politika e Stambollit pastaj vendosi të merrej me emrin edhe toponimin; banorët filluan të quhen “shqiptarë” dhe vendi “Shqipëri”. Para kësaj, sigurisht, kishte kaluar fshesa, spastrimi steril për të zhdukur çdo gjurmë e kujtese. Për një brez a dy kjo u arrit, ndërsa tokat e banorëve autoktonë i zunë kolonët osmanë të ardhur nga skaji më lindor i perandorisë. Dhe këta u begatuan; morën prona e poste për të cilat edhe kishin luftuar; u bënë bejlerë, pashallarë e deri vezira në Stamboll – pa harruar çifliqet në tokat e mbetura pa arbëreshë a arvanitë të cilët ishin përzënë e shpërngulur.

Dhe tradita vazhdoi e vazhdon. Shumica në mos e gjithë udhëheqja e lartë e PPSh-së rridhte nga familje të pasura e me pozita falë shpërblimeve dhe dhuratave që u kishin dhënë sulltanët. Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, Shqipëria, de facto, mbeti një parajsë për bejlerët dhe kaloi në sundim elitash që në kohë të vështira sytë i kthejnë për ndihmë nga “Baba”.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + 3 =