Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fermerët flasin pas takimit me Ramën: Është keqinformuar…

Capture

Fermerët e Divjakës që u takuan paraditen e sotme me kryeministrin Rama, janë shprehur se ai kishte informacione të tjera për situatën e tyre dhe kanë vendosur që të bëjnë një takim tjetër formal. Ata kanë kërkuar që të dëgjohen njeherë dhe më pas Rama të ballafaqohet me ekspertët e qeverisë.

“Do takohemi dhe do flasim sërish. Ne nuk kuptojmë nga numrat por presim një zgjidhje. Dhe e falenderojmë që na priti në takim. Diskutuam për heqjen e 6%. Në buxhet është vlerësuar 9 milionë dollarë por nuk është kaq. Është pesfishuar.

Ja thamë këto kryeministrit dhe e lamë që të bëjmë një takim tjetër formal. Nëse marrin në konsideratë problemet tona që janë të drejta, mendoj se do arrijmë diçka. Kryeministri na priti mirë. Ramë dakord të ulemi. I thamë problemet tona dhe i lamë pastaj t’i ballafaqojë me zyrtarët e tij.

Kryeministri u mundua të na tregonte se e dinte gjendjen, por ne i thamë që jo. Ai nuk është i informuar dhe i thamë të na dëgjoj njëherë ne”, u shpreh një nga përfaqësuesit e fermerëve. Ata shtuan se do të presin për takimin formal me Ramën, por nëse s’do të ketë reagim do të vazhdojnë me protesta.

Related Posts

Leave a comment