Fototeka Kombëtare “Marubi” në konferencën e fotografisë në Paris

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”39718″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Fototeka Kombëtare “Marubi” do të marrë pjesë në konferencën “Kryeqytetet e fotografisë”, e cila organizohet nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art, INHA), që do të mbahet në Galerinë Colbert në Paris, Francë nga data 17 deri 18 shtator 2015.

Lajmin e bën me dije Fototeka Kombëtare “Marubi” me anën e një njoftimi për shtyp, ku veç të tjerash shkruhet se në datën 17 shtator 2015 në këtë konferencë studiuesja Sylvie Leray – Burimi, do të referojë temën “Shkodra dhe Korça e Shqipërisë, kryeqytete të fotografisë të një kombi në zhvillim”.

Në një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet drejtorit të Fototekës Kombëtare “Marubi”dhe studiueses  Leray.  Për herë të parë do t’i paraqiten publikut në një prezantim zyrtar fakte dhe dëshmi të reja për fillimet e para të fotografisë shqiptare nga Foto Studio “Marubbi” e themeluar në 1856 në Shkodër.

Eshte një histori e fotografisë shqiptare, e cila fillon të shkruhet prej “drite” me ardhjen e Pietro Marubbit në Shkodër, vetëm 17 vite pas mbajtjes së ceremonisë publike që lajmëroi shpikjen e fotografisë.

Në datën 18 shtator do të zhvillohen disa takime në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë (Institut National du Patrimoine), ku ndër të tjera do të marrë pjesë në takimin “Ditët e Trashëgimisë Europiane”.

Ndërsa në 19 shtator 2015 në vijimësinë e takimeve në Paris, do të zhvillohet edhe një vizitë në Atelierin e Restaurimit dhe Konservimit të Fotografisë (Atelier de Restauration et de Conservation des Photographies – ARCP, Paris) etj.

Me 21 – 25 shtator do të zhvillohen disa takime me drejtorët e muzeve të fotografisë në Rotterdam dhe Amsterdam, përkatësisht në Nederlands Fotomuseum dhe FOAM Fotografiemuseum Amsterdam.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 13 =