Francesco Toti ja del/ Mposht “Coronavirusin” dhe Pneumoninë

Françesco Toti ka mposhtur coronavirusin dhe pneumoninë që e kishte pushtuar prej kohësh.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-kapiteni legjendar i Romës në një postim në profilin zyrtar në “Instagram”, ku shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve. Siç e keni ditur që këto javë nuk kam qenë mirë. Tani jam rikuperuar dhe mund t’ju them me plot gojë se COVID-19 nuk kalohet lehtësisht: temperaturë që nuk më zbriste, oksigjeni i ulët dhe energjitë që më shteronin. Diagnostikimi ishte si një goditje në zemër: Pneumoni nga infeksioni i SARS-COV2.

Duke parë shkallën e diagnostikimit unë u shërova në shtëpi. 15 ditë që më dukeshin të largët, që tashmë kaluan. Dua të falenderoj përzemërsisht Prof. Alberto Zangrilo dhe Prof. Monika Roko dhe Silvia Anxheleti. COVID-19 mundet vetëm me masat parandaluese dhe udhëzimet?

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =